Batatina hap zemrën, ky është synimi kryesor i Llapit

Llapi është në pozitë shumë të mirë përkatësisht në vend të katërt me 26 pikë dhe ka 6 më pak se Trepça ’89 e cila kryeson klasifikimin pas 13 jave në elitën e futbollit.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, shprehet optimist se do të ngjiten sa më lartë në renditje.

“Synimet ynë ka qenë që Llapi të renditet në katër skuadrat e para dhe synojmë ta rrëmbejmë kreun e tabelës, duke e parë potencialin e skuadrës dhe komponimin e saj. Asnjë skuadre nuk i frikohemi, për çdo ndeshje do të futemi për fitore, ky është synimi i ynë”, tha Batatina për Bota sot.