Batatina godet indirekt Prishtinën pas dështimit ndaj Ferizajt

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Ferizaj (0:0), Tahir Batatina ka reaguar me një postim në Facebook.

Ai tha se nuk kemi arsye të ankohemi në terrene e infrastrukturë sportive për të bërë një ndeshje të mirë për adhuruesit e futbollit, duke goditur indirekt prishtinasit, që dëshpëruan me lojë e rezultat mbrëmë, përcjellë Gazeta Olle.

“Nuk kemi arsye mu anku në terene dhe infrastruktur sportive për ta bërë një ndeshje të mir për adhuruesit e futbollit.

Futbolli modern ka ndryshuar prandaj edhe ne duhet të ndryshojmë me ndeshje te mira ,emri nuk luan ,emri nuk e menaxhon skuadren, vetë duhet ta trasoshë rrugen por jo me fjal , jo me filozofi të kot por me punë dhe profesionalizëm .

Duhet të fillojm tju besojm Trajnerave te ri sepse ka ndryshu dhe ka evulu futbolli me metoda më bashkohore”, shkroi Batatina. /Gazeta Olle/