Batatina: Festojmë titullin kampion para heronjve të Llapit

Pas kthimit nga Turqia, futbollistët e Llapit bashkë me shtabin teknik dhe kryesinë sot kanë vizituar shtatoren e zbuluar ditë më parë në Podujevë të dëshmorëve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Para kësaj shtatoreje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina që dikur ishte pjesëtar i UÇK-së, është zotuar se titullin e kampionit do ta festojnë pikërisht në atë vend.

“Ju e dhatë më të shtrejten jeten por edhe ne do tju nderojmë gjithë jeten.

Para jushë do ta festojmë “Titullin Kampion””, ka shkruar Batatina në Facebook.