Batatina arrinë qëllimin për të shkarkuar Sokolin, kush do të jetë trajner i ri?

Llapi ka konfirmuar shkarkimin e Bylbyl Sokolit, duke konfirmuar shkrimet e mediave për atmosferën jo të mirë në ekip, të cilat i mohonte aq shumë.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë.

“KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit”.