Bastorja më e çmendur fitohet në Angli, shuma është marramendëse

Manchester City shkatërroi Burton Albion me rezultatin e thellë 9:0.

Ndeshja e zhvilluar në “Ethihad” i ka befasuar që të gjithë, duke u arritur një nga rezultatet më të pabesueshme në futbollin anglez, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, kjo nuk vlen për një bastvënës, i cili ka arritur që të fitojë shuma marramendëse pas “xhekpotit” në ndeshjen e luajtur për “Carabao Cup”.

Ai kishte vendosur 24 dollarë që Kevin De Bruyne do të shënonte golin e parë dhe që City do të fitonte me rezultatin 9:0.

Shumë pak mund ta besonin këtë bast she shumica do ta quanin të çmendur atë, por ai ka arritur që të fitojë rreth 9 mijë dollarë prej kësaj.