Bastorja angleze i frikësohet Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit

Kosova mund të jetë klubi me rangimin më të dobët nga grupi, i ka disa futbollistë në skuadër të cilët i kanë lënë mjaft shumë përshtypje bastores së famshme sportive, Bet365.

Kosova do të përballet me Anglinë fillimisht më 9 tetor, e pastaj skuadra e Gareth Southgate do të vijë në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor, raporton Gazeta Express.

Këto dy ndeshje do të jenë të vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Në këtë grup janë edhe Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi.

Edhe pse për Anglinë konsiderohet se do ta ketë shumë të lehtë ta sigurojë kualifikimin nga ky grup, bastorja britanike Bet365 beson se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka arsye për t’u frikësuar nga “Dardanët”.

“Duke menduar se si dreqin do ta ndalësh Arbër Zenelin e Milot Rashicën *dy herë*”, shkruan llogaria zyrtare e Bet365, në përshkrimin e një fotografie të Gareth Southgate.