Bastoret: Kjo skuadër do ta fitojë La Ligan

Real Madrid favorizohet nga bastoret si skuadra pretendente për të fituar titullin në La Liga. Edhe pse ka humbur vendin e parë pas barazimit me Las Palmas, Real Madridi mbetet skuadra favorite për titull në La Liga sipas bastoreve.

Bastoret e kanë kuotuar me 1,95 që Real Madrid të shpallet kampion në fund të sezonit, duke lënë pas Barcelonën, që ka kuotën 2,10, Sevilla 17,00 dhe Atletico Madrid 101,00.

Sigurisht që ndeshje vendimtare për titull, do të jetë përplasja mes Real Madridit dhe Barcelonës që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.