Bashkimi – Ylli: Kjo skuadër kalon në finale!

Ylli është ekipi i parë finalist i Kupës së Kosovës në basketboll.

Sot, në Rahovec, Ylli ka mposhtur me rezultatin 79:69, ekipin e Bashkimit të Prizrenit, shkruan Gazeta Olle.

Te Ylli në këtë fitore u dalluan, Browen me 17 pikë si dhe Kuqi me 14 të tjera.

Kurse, te Bashkkimi shkëlqyen, Clark me 19 pikë e Brdgeman me 16 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për të fituar.

Ylli, finalistin e dytë e pret nga ndeshja, Peja – Rahoveci, që fillon nga ora 19:00.