Bashkimi shkatërron Prishtinën, titulli afër

Bashkimi ka arritur fitore të madhe në Prizren ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 96-80, duke krijuar epërsi prej 2-0 në serinë finale të playoffit.

Prizrenasit kështu janë vetëm një fitore larg titullit të parë të kampionit në basketboll për më shumë se një dekadë.

Palestra “Rexhai Surroi” në Prizren filloi të mbushej me të filluar takimi, i cili për shumë njohës të basketbollit u pa si vendimtar.

Çereku i parë kaloi me lojë të barashpeshuar të dy skuadrave, ku mysafirët nga kryeqyteti kishin karakter më të mirë se sa në ndeshjen e parë.

Edhe i ndyti ishte ashtu deri në momentet e fundit kur Bashkimi krijoi epëesi.

Çereku i tretë nisi më mirë për Prishtinën, po vetëm për disa caste, pasi që prizrenasit kthyen lojën.

Në fund Bashkimi arriti të krijojë epërsi deri mbi 20 pikë. /Gazeta Olle/