Bashkimi – Rilski Sportist, rezultat i pabesueshëm

Bashkimi ka pësuar humbje në ndeshjen e pestë të Ligës Ballkanike.

Prizrenasit kanë pësuar para shikuesve të vetë në palestrën Sezai Surroi kundër Rilski Sportist me rezultat të thellë 105-69.

Gjatë gjithë ndeshjes bullgarët ishin në avantazh, ku epërsinë më të madhe e bën në dhjetë minutshin e parë.

Çereku i parë ishte fatal për vendasit pasi pësuan 33 pikë kundrejt 11 pikëve që arritën të realizonin “Arpagjik’t”.

Edhe në periudhën e dytë mysafirët u treguan më të mirë duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej 28 pikëve, 58:30.

Bullgarët nuk u ndalën as në pjesën e dytë që thelluan avantazhin edhe më tej në kurriz të Bashkimit.

Bashkimi

Periudha e tretë e takimit përfundoi me shtatëmbëdhjetë pikë epërsi për mysafirët, 28:11.

Çereku i katërt dhe i fundit ishte për formalitet pasi që tashmë fituesi pothuajse dihej dhe kështu semafori në fund të ndeshjes tregonte shifrat në dobi të Rilskit, 105-69.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Hannan me 16 pikë ndërsa te mysafirët u veçua Ravenel me 19 sosh.

Pas kësaj, Bashkimi ka bilanc prej dy fitoreve dhe tre humbjeve ndërsa Rilski ka pesë fitore dhe asnjë humbje.