Bashkimi prezanton edhe një futbollist

Skuadra e Ligës së Dytë, Bashkimi nga Koretini ka prezantuar edhe një futbollist.

Tashmë kësaj skuadre  i është bashkuar Diljan Makolli, shkruan Gazeta Olle.

Bashkimi është një nga skuadrat më të përforcuara në Ligën e Dytë, dhe pritet të jetë pretendent kryesor për kalim në një rang garash më lartë.

Njoftimi: KF Bashkimi arritur marrëveshje që për kampionatin e futbollit 2019/20 të siguroj shërbimet e portierit të ri e të talentuar Diljan Makolli.

Diljani është produkt i SHF.Shkëndija nga Hajvalia dhe i njejti pa hezitim i është bashkuar projektit të Bashkimit.

Mirë se vjen Diljan
Të dëshirojmë shëndet dhe suksese.

Fotografia e KF Bashkimi - Koretin