Bashkimi pa tifozë kundër Trepçës

Të shtunën në palestrën ‘Sezai Surroi’, pritet të zhvillohet ndeshja kryesore në ETC Superligën së Kosovës, ndërmjet Kosova e Re Bashkimit dhe Trepçës.

Forma jo e mirë në të cilën është duke kaluar Bashkimi, ka bërë që tifozët e saj ‘Arpagjikat’ të irritohen tej mase me klubin dhe kryesin.

 

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar lajme se tifozët ‘Arpagjikat’, nuk do të jenë prezentë në palestër për të përkrahur ekipin e tyre. “Nëse ndeshja Bashkimi – Trepça, çfarë hijeshie do të ketë ky derbi pa pranin e tifozëve të flaktë ‘Arpagjikat’ turp për këtë kryesi që e duan këtë klub për interesat e tyre personale”, thuhet në njërën prej faqeve të Bashkimit në ‘Facebook’. (GazetaOlle)