Bashkimi nuk ka ‘mëshirë’, në këtë mënyrë e mposhti Borean

Bashkimi ka arritur të shënojë ×toren e parë të vitit 2018 nën drejtimin e trajnerit të ri Stratos Koukoulekidis, pasi që mposhti sonte Borean në Sezai

Surroi, 97-70.

Prizrenasit kapën epërsinë prej minutës së pestë të ndeshjes, pasi që Borea avancoi në fillim dhe prej atëherë, nuk e lëshuan atë për të arritur te fitorja lehtësisht në fund.

Aaron Moss ka shkëlqyer te Bashkimi sonte. Amerikanit të ardhur së fundi i ka munguar vetëm një kërcim për të arritur triple-double në Superligë.

Moss ka përfunduar ndeshjen me 18 pikë, 12 asistime dhe 9 kërcime, derisa ka regjistruar edhe 6 topa të rrëmbyer.

18 pikë i ka shënuar edhe Altin Morina, që ka pasur edhe 7 kërcime tjera.

Te Borea, që është e fundit në klasifikim, më efikasi ka qenë përforcimi i fundit Musab Mala, që ka shënuar 18 pikë, derisa s’ka pushuar fare gjatë ndeshjes.

16 pikë tjera i ka shtuar Blendi Matoshi, ndërsa kanadezi Brandon Bilbija ka debutuar në ekip me 11 pikë të shënuara dhe 4 kërcime.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi bën bilancin 11-5, ndërsa Borea 2-14. /Borozani

Bashkimi