Bashkimi me probleme i largohet një lojtarë

Skuadra prizrenase Kosova e Re Bashkimi, pas humbjes së fundit ndaj Pejës, ka humbur edhe një lojtarë.

Bëhet fjalë për Altin Morinën, i cili ka shpjeguar se tashmë është larguar nga prizrenasit.

“Përshëndetje të gjithë dashamirët e basketbollit të qytetit të Prizrenit, dhe posaçërisht Arpagjikët që më kanë përkrahur në synimet e përbashkëta për ditë më të mira për klubin e zemrës Bashkimin. Por me keqardhje më duhet të ju njoftoj se nuk kam më pjesë e klubit, shkaqet tashmë besoj që janë të ditur. Unë jam lojtari i radhës që largohem nga klubi shkaku i disa individëve të cilët vendosin vetën para klubit. Faleminderit shumë në rrugëtimin e përbashkët shpresoj në ditë më të mira për klubin”, bëri të ditur Morina. (GazetaOlle.com)