Bashkimi kualifikohet në finalen e Ligës Ballkanike

Bashkimi êshtë kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike.

Skuadra prizrenase fitoi ngushtë ndaj Rilski Sportistit, që konsiderohej favorite për të fituar titullin.

Bashkimi në fund triumfoi me rezultatin 71:72, për të siguruar përballjen me Levskin e Bullgarisë.

Turneu i “Final Four” po luhet në Samokov të Bullgarisë. Kjo është hera e parë që Bashkimi është në mesin e katër ekipeve më të mira.

Finalja zhvillohet nesër, e diel.