Bashkimi fiton sfidën e parë të kësaj xhiroje, mposht këtë rival!

Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar.

Bashkimi si mysafir ka mposhtur ekipin e Feronikelit me rezultatin 82:66, shkruan Gazeta Olle.

Në palestrën ‘Don Bosko’, te prizrenasit u dalluan dyshja amerikane Ross e Bridgeman me nga 21 përkatësisht 20 pikë.

Ndërsa, te Feronikeli shkëlqeu amerikani, Griffin me 31 pikë brenda 40 minutash lojë.

Kurse nga basketbollistët vendor u veçuan Ergis Grosha e Fisnik Juniku.