Bashkimi fiton serinë e parë të finales me Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit ka fituar serinë e parë finale me Sigal Prishtinën.

Prizrenasit triumfuan 84:81, në takimin e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Mysafirë ishin në të shumtën e kohës në epërsi, kurse fitorja iu rrezikua në sekondat e fundit, kur vendasit ngushtuan rezultatin në dy pikë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Ndeshja e radhës luhet në Palestrën Sezai Surroi në Prizren.