Bashkimi është finalisti i parë i ‘Play-Offit’ në Superligën e basketbollit

Bashkimi është kualifikuar në finale të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.

Prizrenasit e mposhtën sonte Rahovecin me rezultat 106:91 (31:16, 33:20, 29:17 e 26:25) për ta kompletuar serinë gjysmëfinale prej 3-0 me ndeshje.

Dueli tjetër gjysmëfinal në mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Bardhekaltrit udhëheqin 2-0 dhe me një fitore eventuale shkojnë në finale.