Bashkimi e sfidon Sigal Prishtinën të dielën në kryeqytet

Xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me derbin që do të zhvillohet të dielën në kryeqytet, ku Sigal Prishtina e pret Bashkimin nga Prizreni. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ballafaqimim e parë të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve, në start të edicionit të ri, fitore patën regjistruar prizrenasit, por që nga ajo kohë në të dy taboret ka ndryshime në përbërje të ekipeve, andaj edhe dueli pritet të jetë shumë interesant dhe me rivalitet të madh në parket.

Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje të shtunën në program janë dy ndeshje, në Gjakovë, Vllaznimi është nikoqire e Trepçës, kurse në “Karagaçi”, Peja e pret Golden Eagle Yllin nga Theranda. Në duelet e para të luajtura në mes veti, verdhezinjtë dhe mitrovicasi kanë shënuar fitore pa ndonjë problem të madh kundër therandasve respektivisht gjakovarëve, andaj Peja dhe Trepça vlerësohen favorite në këto përballje.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e VIII

E shtunë

Vllaznimi – Trepça 16:00

Peja – Golden Eagle Ylli 17:00

 

E diel

Sigal Prishtina – Bashkimi 19:00

puf