Bashkimi dorëzohet përballë Kozuvit

KB Bashkimi ka pësuar disfatë të thellë nga Kozuv në udhëtim në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën Ballkanike. Rezultati final i takimit ishte 80-63.

Pjesa e parë ishte fatale për ekipin kosovar, sidomos çereku i parë.

Mos koncentrimi në mbrojtje dhe mungesa e koordinimit të lojtarëve bëri që Kozuvi të përfitojë dhe të krijojë epërsi të hershme.

 12 pikë ishte epërsia pas çerekut të parë, teksa në çerekun e dytë vazhdoi trendi me 12 pikë të tjera epërsi, që e çoi disavantazhin në 24 pikë në fund të pjesës së parë.

Bashkimi u përmirësua në çerekun e tretë dhe të katërt, por kjo nuk mjaftoi që të bëhet kthesa në rezultat.

Bashkimi dështoi në konkretizimet për dy pikë, duke shënuar vetëm 21% të tentimeve nga afërsia, teksa ishte më efikas nga distanca.

Më i miri i takimit ishte Djurasovic me 24 pikë dhe gjashtë kërcime, pasuar nga Abramovic me 22 pikë dhe katër asistime.

Te Bashkimi më i miri ishte Popovic me 14 pikë, pasuar nga Kejuan Johnson i cili realizoi vetëm 12 pikë dhe pesë kërcime. /