Bashkimi – Blokotehna, rezultat dëshpërues

Përkundër këndelljes në pjesë të dytë, Bashkimi nuk ka arritur të shkrijë assesi epërsinë e mysafirëve të arritur në pjesë të parë, për të regjistruar humbjen e parë të vitit në BIBL, pasi që u mposht nga lideri, Blokotehna, 75-91 në Prizren.

Ekipi nga Gjevgjelia shkoi në pushim me 11 pikë epërsi, ndërsa këtë e shtoi në çerek të tretë, duke mos lënë prizrenasit që të fitojnë as çerekun e katërt, për përfundimtaren me16pikë epërsi.

Danilo Mijatovic ka qenë i pandalshëm për forcat vendase sonte.

Ai ka shënuar 26 pikë, 9 kërcime dhe 3 topa të rrëmbyera në fitoren e Blokotehnas, ndërsa 13 pikë të tjera ka shënuar edhe Anton Kazarnosvski që ka shtuar edhe 9 kërcime e 3 asistime në statistikat e tij në këtë fitore.

Bashkimi