Bashkimi arrin në “Final Four” në BIBL

Bashkimi sot ka arritur në “Final Four” të Ligës Ballkanike.

Përkundër humbjes nga Akademik Bultex me rezultat 94-86, Bashkimi kualifikohet në finale të BIBL për shkak të diferencës së pikëve nga ndeshja e parë.

Mikaile Tmusiq e Aaron Moss e udhëhoqën Bashkimin në këtë takim me nga 23 pikë.

Në gjysmëfinale të Final Four klubi nga Prizreni do ta ketë përballë Rilski Sportist, me të cilën përballet më 14 prill.