Basha e bën për spital futbollistin serb

Në Greqi është zhvilluar derbi i zjarrtë ndërmjet Aris dhe Panionios.

Migjen Basha u largua nga ndeshja vetëm pas 11 minutave në derbin e Greqisë në mes të Aris dhe Panionios.

Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje të rrezikshme me taka në futbollistin serb, Novica Maksimoviq.

Basha u ndëshkua me të kuq, derisa serbi u detyrua të largohet me urgjencë nga ndeshja, transmeton Gazeta Olle.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte 1:1.