Bartomeu zbulon datën e prezantimit të trajnerit të ri

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka treguar se kur do të zgjidhet trajneri i ri i cili do të zëvendësojë të Luis Enrique-n.

“Ai është një prej trajnerëve më të mirë në historinë e Barcelonës. Ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm, por jemi të lumtur që ai ka qenë pjesë e klubit.

Klubi do vazhdojë ta përkrahë, siç kemi bërë gjithmonë sepse ne shpresojmë që mund ta mbyllim këtë sezon sa më mirë. Do të përballemi me disa procese këtë periudhë por në datën 1 korrik do të prezantojmë edhe trajnerin e ri,” përfundoi Bartomeu.