Barcelona vazhdon të mbetet e pamposhtur në La Liga

Barcelona e ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga.

Katalunasit kësaj radhe e kanë mposhtur Malagan me rezultat solid, 2:0, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Skuadra e Ernesto Valverdes ishte më e mirë që nga fillimi i takimit dhe në fund ia doli që t’i arkëtojë tri pikë.

Të parët në epërsi që kaluan ishin katalunasit në minutën e dytë.

DMrGmjVX4AAFYQn

Realizator ishte sulmuesi, Gerard Deulofeu, gol i cili ishte i dyshimtë pasi që asistuesi, Lucas Digne kishte pasuar te ai kur topi kishte kaluar vijën.

Megjithatë, goli u pranua dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe një gol përmes Andres Iniestas (’56) dhe me rezultat, 2:0 përfundoi ndeshja.

Pas 9 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona ka 25 pikë, ndërsa Malaga mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Për t’i parë golat e kësaj ndeshjeje, klikoni këtu. /Gazeta Olle/

DMrGnMZWAAE3oKV