Barcelona transferon dy super-futbollistë pas largimit të Neymarit (FOTO)

Philippe Coutinho dhe Paulo Dybala duket të jenë synimet kryesore të Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, duke mos harruar Dembelen e Borussia Dortmundit.

Pas PSG-së, që bëri çmendurinë duke transferuar Neymarin për 222 milionë euro, është Barcelona ajo që do të ndjekë hapat e klubit francez për të zëvendësuar brazilianin, raporton “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Gazeta Express.

Philipp Coutinho i Liverpoolit është synimi kryesor i Barcelonës, por ka shumë zëra se braziliani nuk do të largohet edhe këtë verë nga “Anfield”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, nëse dështon transferimi i Coutinhos, atëherë Barça do të hidhet në sulm për Paulo Dubalan e Juventusit, që konsiderohet “Messi i ri”.

“Nëse dështon transferimi i Coutinhos, Barcelona do të ofrojë 140 milionë euro + Andre Gomesin dhe Rafinhan për Paulo Dybalan”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Ousmane Dembélé i Borussia Dortmundit dhe Eden Hazard i Chelseat, janë dy opsione tjera për të mbuluar vendin e lënë bosh nga Neymar. /Gazeta Express/