Barcelona tashmë e ka gjetur ”Iniestan e ri” – dhe është befasi e dorës së parë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ishte prezent në ”Wembley” për ta përcjellur ndeshjen, Tottenham – Real Madrid.

Dhe sipas Evening Standard, Fernandez ishte në Londër për t’i vëzhguar disa futbollistë të Tottehamit, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Këtë ndeshje e fitoi Tottenhami me rezultat, 3:1, ndeshje në të cilën shkëlqyen yjet e Tottenhamit si Dele Alli, Harry Winks e Harry Kane.

ffk reklama

Mirëpo, Harry Winks ishte arsyeja kryesore e Fernandezit në ”Wembley” këtë mesjavë.

Më tutje, gazeta angleze shkruan se Barcelona e kërkon transferimin e 21-vjeçarit sa më shpejtë që është e mundur.

Winks, i cili erdhi nga akademia e Tottenhamit, ka edhe pesë vite kontratë me klubin londinez dhe nuk pritet të largohet tani.

Vlen të përmendet se ai e ka rinovuar kontratën e tij me Tottenhamit tri herë këtë vit.

nintchdbpict000364718312

Barcelona e sheh Winks si zëvendësim ideal për Andres Iniestan, i cili mund të largohet së shpejti nga ”Camp Nou” shkaku i moshës. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000364718325

nintchdbpict000364718330