Barcelona shkatërron Real Madridin (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Real Madridit duke e turpëruar me rezultat 4:0.

Ndeshja e luajtur në Santiago Bernabeu u dominua nga katalunasit, të cilët luanin si ‘maca me miun’.

Pjesa e parë u mbyll 0:2, me golat e Luis Suarez dhe Neymar, kurse dy të tjerë u shënuan në 45 minutat e dytë me autor Iniesta e sërish Suarez.

Fajtor që Real Madridi nuk shënoi të paktën golin e nderit ishte portieri Claudio Bravo. Lionel Messi luajti nga minuta 55. /Olle/