Barcelona shkarkon Valverden?

Duket se Valverde është afër shkarkimit…

“Bëni atë që ju e konsideroni të përshtatshme, unë jam profesionist”, këto janë fjalët e Valverdes drejtuar Bartomeus në mbledhjen që kishin në mëngjesin e së hënës në qendrën stërvitore të Barcelonës, sipas ‘El Chiringuito de Jugones’.

Momentalisht, drejtuesit e klubit janë në mbledhje me bordin dhe pas pak do të zbulohet gjithçka nëse Valverde do të qëndrojë deri në fund të sezonit, apo do të shkarkohet.

Barcelona pak ditë më parë është mposhtur në gjysmë finale të Superkupës së Spanjës.

Kurse në kampionat kryeson tabelën para Real Madridit.