Barcelona – Real Madrid, shumë befasi në formacionet zyrtare

Camp Nou do të jetë skena e një prej rivaliteteve më të mëdha në sport, megjithatë në këtë ndeshje do të mungojnë dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 16:15.

Për më shumë se një dekadë, El Clasico është definuar nga beteja mes dy futbollistëve që konsiderohen nga shumë njerëz si dy më të mirët në histori të futbollit, Messi dhe Ronaldo. Megjithatë, asnjëri nga ta nuk do të luajë në këtë ndeshje, pasi që Messi e ka të lënduar krahun e djathtë, ndërsa Ronaldo është transferuar në Juventus.

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Coutinho, Arthur, Suarez, Rafinha, Lenglet, Alba, Roberto.

Real Madrid: Courtois, Nacho, Varane, Ramos, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Bale, Isco, Benzema.