Barcelona-Real Madrid, lajm shumë interesant për gjyqtarin

Carlos Clos Gomez do të gjykojë super sfidën ndërmjet Barcelonës dhe Realit. Ky gjyqtar i sjell gjithmonë fat Realit, te paktën kështu ka ndodhur sa herë që ai i ka gjykuar.

Clos Gomez u godit me një shishe uji nga mesfushori i Grandës, Dani Benitez, në përfundim të ndeshjes m Realin. Granada e humbi sfidën 1-2 falë autogolit të David Cortes në përfundim të ndeshjes.

Po i nëjti arbitër ndëshkoi me të kuq Benitez që u përjashtua për tre muaj. Pas përfundimit të ndeshjes, u ndëshkuan me të kuq edhe dy lojtarët e tjerë të Grandës, Moises Hurtado dhe Guilherme Siqueira.

Gomez ishte gjyqtar kryesor edhe në barazimin 2-2 të Realit me Valenican në sezonin 2014-15. Miqtë kishin shënuar dy herë, ndërsa Gomez i dha mundësinë Realit të kthehej në ndeshje përmes një penalltie që Ronaldo nuk e shndërroi në gol. Megjithatë, në pjesën e dytë, Pepe dhe Isco shënuan për të marrë një pikë nga kjo sfidë.

Përpara sfidës me Valencian, në sezonin 2013-14, Reali barazoi 2-2 në transfertën ndaj Osasunës. Në “El Sadar” Reali e pa veten në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, por në të dytën sërish ishte Pepe dhe Isco që shënojnë për rezultatin përfundimtar 2-2.