Barcelona paralajmëron PSG-në

Zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, vlerëson së tepërmi duelin ndaj PSG-së në fazën e 1/8-ve në Champions League.

“Është një njohje e vjetër, një ekip që nuk është e lehtë të luash me të. Deri më tani na ka shkuar mirë, por çdo sezon është ndryshe. Në Champions nuk ka skuadra të lehta. Brenda goglave ishte Bayern Munich, kundërshtari më i fortë që mund të na binte, por edhe PSG është një ekip i madh”, deklaroi Mestre.

“Çdo lojë është e ndryshme. Avantazhi është se ne do ta luajmë kthimin në shtëpi. Nuk kemi të garantuar asgjë, por ky short na jep besim për të ecur përpara”, shtoi ai.

loading...