Barcelona pa mëshirë (VIDEO)

Barcelona ia ka shënuar gjashtë gola Sporting Gijonit në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Vetëm një gol u realizua në pjesën e parë, edhe atë përmes Lionel Messit që realizoi me kokë (12’). Fraksioni i dytë u vendos më shumë nga vendimet e arbitrit, i cili i akordoi tre penalti.

Fillimisht, Luis Suarez shënoi nga loja e lirë (64’) që pastaj me dy gola nga pika e bardhë të kompletonte het-trikun (74’ dhe 77’).

Një tjetër penalti e konvertoi në gol Neymar (86’), ndërsa sërish Luis Suarez me golin e katërt personal e vendosi rezultatin përfundimtar (88’).