Barcelona nuk e lë beben 10 muajshe të hyjë në stadium pa biletë!

Një nënë me bebën e saj në krah nuk është lejuar të hyjë për të parë ndeshjen e superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Atletic Bilbaos.

Madje, sipas mediave në Spanjë, gruaja kishte biletën për vete, por jo edhe për fëmijën e vet dhjetë muajsh.

E, arsyeja e mos lejimit të hyjë në stadium ishte kjo: “Fëmija dhjetë muajsh nuk posedon biletën. Ju duhet të paguani 54 euro”.

Storia u bë publike pasi gruaja në fjalë i shkroi një letër redaktorit të gazetës së Katalunisë “El Periodico de Catalunya”.

Sidoqoftë, ajo kishte paguar biletën edhe për beben e saj, vetëm për ta parë Messin.

Federata e Spanjës prej vitit 2013 ka marrë vendim që fëmijët nën moshën 7-vjeçare nuk duhet paguar biletë, por këtë vendim duket se nuk e përfilli edhe Barcelona. /Gazeta Olle/