Barcelona nuk dorëzohet për Mustafin

Shkodran Mustafi është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga, dhe me formën më të mirë aktuale, dhe kjo ka bërë që për të të interesohet edhe gjiganti spanjoll Barcelona.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja gjermane ‘Sport Bild’, kampionët e Evropës, Barcelona ia kanë mësyrë mbrojtësit me origjinë shqiptare.

Shkodran Mustafi mund t’i bashkohet gjatë muajit janar Barcelonës, pasi katalunasit janë duke kërkuar me çdo kusht atë.

Mustafi është në përcjellje nga Barcelona që disa muaj, ndërsa transferimi i tij në ‘Camp Nou’, mund të bëhet për rreth 30 milionë euro.

Në rast transferimit te Barcelona, Mustafi do të bëhej futbollisti i parë shqiptarë që veshë fanellën e katalunasve.