Barcelona lanson një lajm të jashtëzakonshëm para sfidës në Copa del Rey

Rikthimi i mezi pritur i Ousmane Dembeles duket se do të ndodhë së shpejti.

Mediat raportojnë se lojtari pritet të jetë në bankën rezervë për sfidën në Copa del Rey ndaj Celta Vigos, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Sulmusi francez u transferua në ”Camp Nou” si zëvendësim për të larguarin, Neymar, për një shumë prej 138 milionë funtesh.

Por, ai pësoi një lëndim serioz në këmbë vetëm tri ndeshje pas debutimit të tij te Barcelona.

Dembele

Dhe për shkak të kësaj, Dembele ka qëndruar jashtë fushave të gjelbërta për katër muaj.

AS shkruan se Dembele ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e fazës së 1/16-tës në Copa Del Rey, ku pritet të jetë në bankën rezervë.

Gjithashtu thuhet se përqëndrimi i Dembeles për t’u rikthyer në fushë ka bërë që ai t’i refuzojë ditët e pushimit për Krishtlindje për të t’u stërvitur më shumë.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit iu bashkua Barcelonës në verë, ndërsa në tri ndeshjet e para tregoi paraqitje të mira. /Gazeta Olle/

Dembele