Barcelona fiton UEFA Youth League

Skuadra e Barcelonës ka fituar Ligën e Kampionëve për grupmoshat U19.

Klubi katalunas mposhti 3 me 0 ekipin më të suksesshëm në këtë kompeticion, Chelsean, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin spanjoll i shënuan: Mendez (2) dhe Ruiz.

Ky është titulli i dytë për Barcelonën në UEFA youth league, po aq ka edhe Chelsea./IndeksOnline/