Barcelona fiton Superkupën e Evropës

Barcelona e ka mposhtur Sevillën 5:4 dhe e ka fituar Superkupën e Evropës, pas një sfide maratonike që prodhoi nëntë gola.

Për Barcelonën shënuan Messi dy herë, Luis Suarez, Rafinha dhe Pedro Rodriguez, ndërsa për Sevillën Ever Banega, Jose Antonio Reyes, Kevin Gameiro dhe Yevheniy Konoplyanka.