Barcelona e refuzoi dikur yllin e Realit

Luka Modric është një nga mesfushorët më të mirë aktualisht në Evropë dhe Real Madridi është më fat që ka një lojtar si ai.

Kroati u transferua te Tottenhami në vitin 2008 nga Dinamo e Zagrebit për rreth 20 milionë euro.

Por, para se Modric të kalonte të Spurs ishte në dorën e Barcelonës, këtë e ka zbuluar vëzhguesi i talenteve i klubit katalunas në atë kohë, Bojan Krkic Sr, apo babi i sulmuesit të Stoke Citye, Bojan Krkic.

“E kishim në dorën tonë”, ka thënë Krkic për SER Catalunya.

“Modric ishte një lojtar me mentalitet fitues, por klubi nuk po mendonin për të ardhmen, por vetëm për një zgjidhje afatshkurtër”.

“Kontakti jonë në Kroaci na foli mirë për Modricin para se ai të nënshkruante me Tottenhamin. Po punoja me Barcan dhe Dinamo na dërgoi disa DVD për të na treguar disa nga momentet me të mira teksa ai luante për Dinamo Zagrebin dhe Përfaqësuesen e Kroacisë”.

“U konsultova edhe me Zvonimir Boban, ish-yllin e Milanit dhe të Kroacisë dhe më tha se Modric do të bëhet yll në të ardhmen”, ka shtuar Krkic.