Barcelona duhet ta thyej këtë muri

Valencia viziton Barcelonën në Camp Nou të dielën dhe skuadra e Shkodran Mustafit është një mur i vërtetë në mbrojtje në ndeshjet si mysafir.

Valencia është duke kaluar një edicion pozitiv, e për këtë merita ka edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi i cili është duke shkëlqyer në edicionin e tij të parë në klub.

Të shtunën ata i pret një duel i vështirë në udhëtim te Barcelona. Por, me vete Valencia do të sjellë një lajm të keq për katalanët.

Skuadra e Mustafit ka pësuar vetëm 15 gola jashtë shtëpisë, dhe është një skuadër mjaft e fortë dhe aspak e lehtë për t’u thyer në mbrojtje.

Andaj, kjo do të jetë një sfidë e madhe për treshen e sulmit Neymar, Luis Suarez dhe Lionel Messi.