Barcelona ‘bombardon’ Unitedin, ka gati 100 milionë funte për yllin anglez

Barcelona është në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Katalunasit po bëjnë çmos për t’i bindur Djajtë e Kuq që ta shesin 21-vjeçarin, madje sipas mediave në Spanjë, ata janë të gatshëm të paguajnë plot 100 milionë funte (115.8 milionë euro), transmeton Telegrafi.

Ai rrjedh nga Akademia e Djajve të Kuq, ndërsa ka shkëlqyer edhe me ekipin e parë, duke realizuar 45 gola në 167 ndeshje – transmeton KP.

Barcelona që dëshiron të ketë një sulmues të ri për të ardhmen, e sheh Rashfordin si lojtarin ideal që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin.

Ndërkohë, edhe Manchester Unitedi po mundohet ta bindë lojtarin për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij një rritje të madhe të pagës.