Barça pas Lautaros, Interi kërkon kaq para për të

Interi i kërkon 90 milionë euro për Lautaron

“Nerazzurri” e kanë vendosur çmimin e sulmuesit argjentinas, të cilin e do më së shumti Barcelona

Interi është i gatshëm ta shesë Lautaro Martinezin.

“Nerazzurri” tashmë e kanë vendosur edhe çmimin e sulmuesit argjentinas.

Mediat italiane raportojnë se Zikaltrit i kërkojnë 90 milionë euro për 22 vjeçarin.

Interesimin më serioz për përfaqësuesin argjentinas e ka shfaqur Barcelona.

Paraprakisht, klauzola e shkëputjes së kontratës së Lautaros ishte 111 milionë euro.

Por, kriza e shkaktuar nga koronavirusi e ka shtyrë Interin që ta ulë çmimin për sulmuesin e rrezikshëm.

Barcelona ndërkohë është e gatshme t’ia ofrojë Interit dy futbollistë dhe t’i paguajë para për Lautaron.

Interesim për futbollistin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.