Barca me ofertë për yllin e Interit, afër ta sjell në ‘Camp Nou’

Barcelona është e vendosur për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, përcjell “Cadena Ser” të martën.

Barcelona po e synon transferimin e sulmuesit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi tashmë i ka bërë ofertë Interit, transmeton Koha Ditore.

Për argjentinasin, Barcelona i ka ofruar ekipit italian 70 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit Arturo Vidal, i cili pëlqehet nga trajneri i Interit, Antonio Conte.

Barcelona me ofertë për Lautaron

Lautaro 22-vjeçar po shkëlqen tek Interi dhe shpejt është shndërruar në lojtarin kryesor. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tri herë në 19 ndeshje në të gjitha garat me Interin.

Lautaro ka kontratë me Interin deri më 2023, kurse në radhët e tij u transferua vitin e shkuar nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim.