Barça humbet edhe Ansu Fatin për 1 muaj?

Barcelona është duke pasur probleme në fazën ofanzive të skuadrës me mungesë të Lionel Messit.

E në mungesë të tij, skuadra katalanase ka aktivizuar 16 vjeçarin e talentuar, Ansu Fati, shkruan Gazeta Olle.

Por Barça mund ta humbas edhe Fati për një muaj.

Krejt kjo pasi së sic shkruan ‘Sport’, Barca mund ta humb lojtarin për një muaj, në rast se lojtari pajiset me pasaportën spanjolle, që do të bënte që ai të angazhohet në Kupën e Botës U-17, që mbahet nga 26 tetori deri më 17 nëntor.

Së fundit Fati realizoi dhe asistoi brenda gjashtë minutash në ndeshje ndaj Valencias.