Barca hajgare me Romën, Arsenali me shpresë

Barcelona ka arritur një fitore të madhe 6-1 ndaj Romës për tu kualifikuar tutje nga Grupi E.
Skuadra e Luis Enrique ka shkëlqyer në përballje me Romën, duke i shënuar gjashtë gola spektakolar.

Rikthimi i Messit në formacionin bazë ka bërë që shkëlqimi i Barcelonës të jetë shumë herë më i madh se në ndeshjet e radhës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0, falë dy golave nga Luis Suarez dhe një nga Messi.

Ndërkohë si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën Barcelona realizoi tre gola të tjerë, me Pique, Messi dhe Adrianon.

Roma ka mundur më herë ta ngushtoi epërsinë por Dzeko humbi penalltinë në minutën e 82-të.

Golin e nderit për Romën e realizoi pikërisht boshnjaki me kokë në minutën e fundit të ndeshjes pas harkimit në zonë nga Lucas Digne.

Barcelona është e para në Grupin E me 13 pikë, ndërsa Roma ndodhet në pozitën e tretë me pesë pikë, sa ka edhe Leverkuseni në pozitën e dytë.

Në Grupin F, Bayern Munich e shkeli Olympiacosin duke e mposhtur me rezultat 4:0, falë golave nga Douglas Costa, Robert Lewandowski, Thomas Muller e Kingsley Coman.

Chelsea ka shënuar fitore 4:0 në udhëtim te Maccabi Tel Aviv. Golat për ‘blutë’ i shënuan Cahill, Willian, Oscar dhe Baba. Chelsea ka 10 pikë në vendin e parë aq sa edhe Porto që u mposhtë si vendase nga Dinamo Kiev. Skuadra ukrainase tani është e treta me tetë pikë.

 

Arsenali ka fituar ndaj Dinamo Zagreb 3:0, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër. Dy gola i shënoi Sanchez dhe një tjetër e shtoi Ozil në fitoren e londinezëve.

 

 

loading...