Barazimi pa gola, ja çfarë thotë Jurgen Klopp pas ndeshjes

Jurgen Klopp mendon se barazimi pa gola nuk është i keq, por shton se lojtarët e tij kanë bërë shumë gabime në sulm.

“Sot ia bëmë vetes punën e vështirë me pasimet e fundit. Kemi gabuar 10-12 herë gjatë ndeshjes duke shpërdoruar situata premtuese. Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë”, është shprehur trajneri gjerman.

“Në pjesën e parë kishim mundësitë më të pastra. Nuk mbaj mend asnjë rast nga të dy krahët në pjesën e dytë. Për sa i përket rezultatit, është OK. Nuk është një rezultat ëndrrash, por është i mirë”, thekson Klopp, transmeton Gazeta Olle.

“Nuk pësuam gol megjithëse mungonte Van Dijk, shumë pak njerëz e prisnin këtë gjë. Në mbrojtje ishim shumë mirë.  Nëse Bayern do të kishte luajtur me vetëbesim të plotë mund të kishim pasur më shumë hapësira. Gjithsesi mundësitë i kishim dhe duhet të kishim shënuar. Ishte një ndeshje e tensionuar”, tha ndër të tjera Klopp.