Barazhi po ‘nxehet’, Ferizaj i kundërpërgjigjet Vllaznisë së Pozheranit (FOTO)

Ndeshjet për jetë a vdekje të barazhit po afrohen, përcjellë Gazetaolle.com.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe për stadiumin në të cilin do të zhvillohen dy ndeshjet jetike të barazhit. Këto sfida luhen në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës.

Takimet do të zhvillohen më 3 dhe 4 qershor.

Në ndeshjet e barazhit, Drita takohet me Dukagjinin, ndërsa Ferizaj me Vllazninë e Pozheranit.

ferizaji

Ferizaj apelon tifozët ‘Ujqit’ që të jenë në numër sa më të madh në stadium. “KF.Ferizaj-Kf. pozhorani.

Kete fundjavë ky numer i madh i tifozeris pritet te perseritet prap por jo si Finale te Kupes se Kosoves,por per Barazh ku skuadra jonë pritet te takohet me kf pozhoranin ne fundjav ne nje ndeshje direkte per mbetje ne Superlige orari dhe stadiumi i ndeshjes caktohet neser ne ora 13:00. #ForcaDjemaaNaboniKrenar“, shkruhet në faqen e Ferizajt në rrjetin social ‘Facebook’.

Edhe Vllaznia e Pozheranit e ka bërë një apel të tillë disa orë para se ta bëjnë ferizajasit. /Gazetaolle.com

Image may contain: one or more people and crowd ba