Balotelli “show”

Tri minuta i kanë mjaftuar Mario Balotellit për të lënë shenjë në kthimin e tij me fanellën e Milanit.

Një gol, një asist dhe një penallti e fituar, ndërsa kuqezinjtë kanë mundur Mantovan në miqësore. Skuadra e Mihajlovic, gjithsesi, vazhdon të tregojë mangësi në mbrojtje.

Nuk ka ndryshim nëse në fushë janë Romagnoli, Ely dhe Zapata (si në kampionat) apo Alex dhe i riu Mondonico.

Milani e fitoi ndeshjen 3:2.

https://www.youtube.com/watch?v=oQw_wPMWiBw