Ballkanit i lëndohet futbollisti më i mirë në pjesën vendimtare të sezonit

Futbollisti i Ballkanit, Blendi Baftiu, kishte fituar ftesën nga grupmoshat U-21 të Përfaqësueses së Kosovës pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon, por shkaku i një lëndimi ai nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses për dy ndeshjet e muajit mars – kundër Turkmenistanit dhe të Maltës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Sami Sermaxhaj.

“Blendi është aktualisht i lënduar dhe për këtë arsye nuk do të grumbullohet me Përfaqësuesen U-21”, tha Sermaxhaj për gazetën “Zëri”.

Baftiu konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar që aktivizohet në Superligën e Kosovës në futboll.