Ballkani – Viitorul, rezultat i thellë!

Ballkani e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në përgatijet në Turqi.

Suharekasit janë ndeshur me skuadrën rumune, Viitorul, përcjellë Gazeta Olle.

Portokallezinjtë shfaqën formë të lartë në këtë duel, duke e fituar atë me rezultat të thellë, 4:1.

Golat i realizuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

Edhe në këtë duel, kampioni vjeshtor i elitës ka treguar formë të lartë. /Gazeta Olle/